Rusia: Nuk e rihapim gazin nëse Europa nuk heq sanksionet

Ndonëse Gazprom paralajmëroi se do të ndërpriste për 3 ditë furnizimin me gaz për Europën për arsye remonti në gazsjellës, situata duket se është më delikate se kaq.

Marketing

Autoritetet ruse deklaruan të hënën se nuk do të rikthejnë furnizimin me gaz nëse Europa nuk heq sanksionet e vendosura.

Gjatë një konference për mediat, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u shpreh se sa më shpejt të hiqen sanksionet, aq më shpejt do të rinisë dhe furnizimi me gaz për Kontinentin e Vjetër.

Europa prej muajsh tashmë është duke akuzuar Rusinë se po përdor gazin për shantazh dhe shumë vende tashmë po marrin masa për t’u përballur me një dimër të vështirë.