Rusia paralajmëron SHBA: Ndaloni dërgimin e armëve në Ukrainë

Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken konfirmoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i sigurojnë 322 milion dollarë ndihmë shtesë ushtarake Ukrainës.

Marketing

Financimi i ri çon në një ndihmën totale të SHBA-së për Ukrainën, që nga fillimi i pushtimit, në 3.7 miliardë dollarë.

Menjëherë edhe pas deklaratës së Blinken ka ardhur edhe paralajmërimi i Uashingtonit që të mos dërgojë më shumë armatime për rivalin e saj.

“Ne theksuam papranueshmërinë e kësaj situate kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës derdhin armë në Ukrainë dhe kërkuam t’i jepet fund kësaj praktike,”-tha Anatoly Antonov, ambasadori i Rusisë në SHBA.

Ai shtoi se një notë zyrtare diplomatike i është dërguar Uashingtonit./

Marketing