Rusia paralajmëron vaksinën e parë kundër Covid-19 brenda ditësh, ja shteti i parë që do e marrë

Rodrigo Duterte

Presidenti i Filipineve, Rodrigue Duterte ka pranuar ofertën e Rusisë për vaksinën kundër Covid-19, duke dalë vullnetar për të qenë të parët që e testojnë atë. Kjo, në shenjë besimi dhe mirënjohjeje ndaj Rusisë, shkruan CNN.

Marketing

“Kur vaksina të jetë gati, do ta provoj në publik. Eksperimentoni mbi mua në fillim, nuk është problem për mua”,- tha Presidenti Duterte të hënën.

Duterte, i cili e konsideron Vladimir Putin “idhullin” e tij dhe që po kërkon të forcojë marrëdhëniet me Rusinë, shtoi se Manila mund të ndihmojë Moskën në provat klinike dhe në prodhimin vendor.

Rusia është e gatshme të lejojë një vaksinë të zhvilluar nga “Instituti Gamaleya” i Moskës për përdorim në popullatë edhe para përfundimit të provave klinike. Kjo ka shkaktuar ngritjen e paralajmërimeve të sigurisë nga kompanitë farmaceutike. Elitës së Rusisë i është dhënë vaksina eksperimentale që në prill.

Duterte tha muajin e kaluar se i ka kërkuar edhe Presidentit të Kinës Xi Jinping që t’i ndihmojë filipinasit të kenë prioritet në testimin e vaksinës kundër Covid-19.