Rusia përdor mosmarrëveshjen Kosovë – Serbi, për ta faktorizuar ndikimin e saj në Ballkan

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë kthyer edhe njëherë në fushën e betejës së fuqive të mëdha, pasi që Rusia kohët e fundit ka filluar të përdorë këtë rajon për ta pozicionuar vetën si një superfuqi në sistemin ndërkombëtar.
Duke u mbështetur në lidhjet me disa nga vendet sllave të Ballkanit, Rusia është përpjekur të legjitimojë praninë e saj dhe të rrisë ndikimin e saj në rajon. Ndonëse nuk e ka lënë kurrë rajonin, strategjitë e saj të politikës së jashme drejt vendeve të Ballkanit kanë ndryshuar me kalimin e kohës, transmeton lajmi.net

Marketing

Aktualisht, Rusia është përpjekur të luajë një rol në zhvillimet e rëndësishme të politikës ballkanike si në tensionet e fundit rajonale që kapin Serbinë dhe Kosovën.

Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor nuk mund të kuptohet pa analizuar funksionin e sistemit ndërkombëtar, marrëdhëniet midis fuqive të mëdha, ekuilibrin e fuqisë së tyre dhe historinë e rajonit. Që nga vitet e 90′, konfliktet etnike që përfunduan me ndërhyrjet ushtarake në Ballkanin Perëndimor kanë luajtur rol të rëndësishëm në riformulimin e urdhërave të sistemit ndërkombëtar.

Shpërthimi i Bashkimit Sovjetik dhe fundi i Luftës së Ftohtë solli një shfaqje të SHBA-ve si një fuqi degjemoniste. Ndërhyrjet ushtarake të NATO-s, të udhëhequra nga SHBA-të në Ballkan (Bosnje dhe Kosovë) më pas kontribuan në forcimin e pozicionit të SHBA-ve, duke minuar më tej përpjekjen e Rusisë për ta pozicionuar vetën si një fuqi e madhe.

Ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë ka sjellë një paradigmë të re në arenën ndërkombëtare duke i dhënë mbështetje perëndimore dhe legjitimitetin e ndërhyrjes si humanitare.

Në kundërshtim me pozicionin perëndimor, Rusia ka mbështetur Serbinë në arenën ndërkombëtare duke dënuar ndërhyrjen në Kosovë si të padrejtë dhe kundër të drejtës ndërkombëtare. Rusia në këtë mënyrë e ka përdorur rastin e Kosovës si një mundësi strategjike për të rivendosur rolin e saj në sistemin ndërkombutar.

Për më tepër, ndërhyrja ushtarake në Kosovë ka shërbyer si një pikë kthese për strategjinë e jashtme ruse që Rusia filloi ta përdorte si precedent dhe një legjitimim të ndërhyrjeve të veta ushtarake diku tjetër, si në Abkhazi ose Osetinë të Jugut.

Aneksimi i Krimesë dhe paqëndrueshmëria në Ukrainë tregojnë një vazhdim të mëtejshëm të politikës së jashtme të Rusisë në një agresivitet dhe revizionizëm, pasi Moska haptazi nisi të kundërshtonte normat dhe parimet perëndimore të pranuara si vlera ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Luftimi kundër dominimit perëndimor në përgjithësi dhe hegjemonia amerikane në veçanti, e vë Rusinë si një alternativë ekonomike dhe ushtarake për vendet e Ballkanit. Megjithatë në vend që të ketë një strategji të qartë ndaj këtij rajoni, Rusia përqëndrohet në përfitimet strategjike nga gabimet politike të kryera në rajon nga fuqitë perëndimore dhe nga mungesa e përgjithshme e vëmendjes ndaj Ballkanit Perëndimor.

Megjithëse vendet e Ballkanit Perëndimor janë në proces të integrimit në BE, ata ende përballen me pengesa të tensioneve etnike, korrupsionit, kushteve të paqëndrueshme sociale dhe stagnimit ekonimik. Këto dobësi shfrytëzohen nga fuqitë e mëdha për të përhapur ndikimin e tyre në Ballkan.

Megjithatë BE ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm në procesin e demokratizimit të vendeve, çështjet si migrimi dhe Brexit i kanë mundësuar Rusisëtë luajë një rol më aktiv dhe të rrisë marrëdhëniet e saj ekonomike, kulturore dhe ushtarake në këto vende.

Në këtë drejtim, Serbia është aleati më i madh kulturor dhe ushtarak i Rusisë në rajon. Rusia gjithashtu është bërë përkrahesi kryesor i Serbisë në kundërshtimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Të dy vendet kanë fituar reciprokisht nga bashkëpunimi i tyre, Rusia që provon fuqinë e saj ndërkombëtare nëpërmjet ndikimit të saj në Serbi dhe Serbia duke e përdorur atë për përfitimet e veta politike dhe si karrem drejt BE-së, do të thotë, duke kërcënuar BE-në të kalojë nën ombrellën politike ruse dhe më e rëndësishmja për të sjellë ndikimin rus në rajon.

Në takimin e fundit midis Vuçiqit dhe Putinit në Moskë ku ata diskutuan si të shtyjnë përpara dialogun me Kosovën, Vuçiq ishte i interesuar ta paraqiste mbështetjen e Rusisë në këtë proces. Edhe pse specifikat e takimit nuk u ndanë me publikun – mesazhi që Putini donte të jepte nëpërmjet këtij takimi ishte i qartë – Perëndimi duhet të llogarisë me rusinë, kur bëhet fjalë për zhvillimet e rëndësishme politike në rajon.

Marketing