Ministria e Mbrojtjes ruse ka njoftuar se janë haput korridoret humanitare për të lejuar evakuimin e civilëve në Ukrainë.
Sipas saj, koridoret janë hapur në qytetet Cherhihiv, Sumy, Kharkiv, Mariupol dhe kryeqyteti i Kievit.
Rusët për të katërtën dit premtojnë hapjen e sigurt të korridoreve humanitare, megjithatë 3 herët e kaluara kanë dështuar në procesin e evakuimit të civilëve.
Më herët, Shtabi Koordinues Ndërdepartamental për Reagimin Humanitar në Ukrainë tha se vetëm Mariupol dhe Sumy kanë rrugë evakuimi që të çojnë në pjesë të tjera të Ukrainës. Ndërsa Rusia ka bërë me dije disa korridore të reja humanitare për civilët uktainas të çojnë në Rusi ose Bjellorusi.
Një zëdhënës i presidentit ukrainas e ka cilësuar këtë veprim të Rusisë si “imoral” dhe tha se qytetarët ukrainas duhet të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre përmes territorit ukrainas.