“Rusia të ndalojë bombardimet”, çfarë i kërkon Zelensky NATO-s

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar përsëri për sulmet ruse në shtetin tij.

Marketing

Zelensky i ka kërkuar Rusisë që të ndalojë bombardimet në qytetet ukrainase përpara se të fillojnë bisedimet për një armëpushim.

Presidenti Ukrainas i ka bërë thirrje NATO-s që të imponojë një zonë ndalim-fluturimi për të ndaluar forcën ajrore ruse. Ai ka argumentuar se kjo është një masë parandaluese dhe nuk ka për qëllim që të fusë aleancën në një luftë me Rusinë.

Duke u shfaqur në një kompleks qeveritar të mbrojtur, Zelensky tha se do të kërkojë garanci ligjore të detyrueshme nëse NATO i mbyll derën Ukrainës për anëtarësimin e saj në aleancë.