Rusia tërhiqet nga plani për testimin e armëve bërthamore

Rusia bën një hap pas në planet e saj për testimin e armëve bërthamore. Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtuesi i qendrës për menaxhimin e armëve bërthamore ruse.

Marketing

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë konsiderojnë t’i japin Ukrainës lejen për të goditur thellë Rusinë me raketa perëndimore, po flitet gjithnjë e më shumë se Rusia mund të rifillojë testimin bërthamor, shkruan A2.

Putini, vendimmarrësi përfundimtar për fuqinë më të madhe bërthamore në botë, e ka lidhur çdo rifillim të testeve bërthamore ruse me lëvizje të tilla të ngjashme nga Shtetet e Bashkuara dhe ka thënë se nuk ka nevojë të përdorë armë të tilla për të fituar luftën në Ukrainë.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Rybakov tha për mediat ruse se, politika për testimin e armëve ruse nuk ka ndryshuar por sipas tij, çdo gjë varet nga vendimi amerikan për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi Ukrainës, raporton A2.

“Asgjë nuk ka ndryshuar. Siç është përcaktuar dhe formuluar nga presidenti i Federatës Ruse, ne mund të kryejmë teste të tilla, por nuk do t’i kryejmë ato nëse Shtetet e Bashkuara përmbahen nga hapa të tillë”, tha Sergei Ryabkov.

Ryabkov tha se përgatitjet në vendin e testimit bërthamor të Novaya Zemlya të Rusisë për ta bërë atë “plotësisht gati” u ndërmorën në përgjigje të veprimeve të Shteteve të Bashkuara, të cilat ai tha se kishin përmirësuar infrastrukturën e tyre të testimit, përcjell A2.

Rusia post-sovjetike nuk ka kryer asnjë provë bërthamore deri më tani. Bashkimi Sovjetik testoi për herë të fundit në vitin 1990 dhe Shtetet e Bashkuara në 1992. Asnjë vend përveç Koresë së Veriut nuk ka kryer një provë që përfshin një shpërthim bërthamor në këtë shekull.

Sakaq, sulmet e fundit ruse Sulmet në dy rajone të Ukrainës vranë një person dhe plagosën 23, thanë guvernatorët lokalë. Në rajonin Kherson, një grua 61-vjeçare u vra dhe shtatë persona u plagosën nga bombardimet dhe sulmet ajrore ruse që goditën ndërtesat e banimit.

Marketing