Rusia teston dy raketa balistike në Arktik

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se ushtria i ka testuar dy raketa balistike në një qendër bërthamore në brigjet Detit Barent dhe Oqeanit të Ngritë të Veriut, i njohur edhe si Oqeani Arktik.

Marketing

Kjo ministri tha se i tërë procesi i testimit ishte i suksesshëm dhe se ai është pjesë e ushtrimeve luftarake. Në postimin e internetit u publikua edhe videoja e lëshimit të raketave.

Ky veprim i Rusisë erdhi dy javë pas vrasjes së pesë ekspertëve bërthamorë në një shpërthim që ndodhi në qytetin Sarov.

Ndonëse nuk është njoftuar nëse shpërthimi kishte lidhje me arsenalin bërthamor, autoritetet ruse kanë regjistruar rritje të nivelit të rrezatimit pas kësaj tragjedie, shkruan “CNN”.