Rusia teston vaksinën “Sputnik V”

Rusia njoftoi sot fillimin e provave klinike që nga java tjetër, gjatë së cilës më shumë se 40 000 vullnetarë do të marrin pjesë për testimin e vaksinës antiCOVID-19, “Sputnik V”.

Marketing

“Javën tjetër do të nisë një studim klinik mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës “Sputnik V” në Rusi”, bëri me dije Fondi Sovran rus, bashkëpunëtor në zhvillimin e vaksinës, duke thënë se më shumë se 40 000 vullnetarë dhe 45 qendra mjekësore do të marrin pjesë në studim.

Fondi tutje tha se testimi i javës tjetër mund të konsiderohet si fazë e tretë e testimit.

Vaksina “Sputnik V”, e emërtuar sipas satelitit të parë artificial në histori, është parë me skepticizëm nga komuniteti shkencor, në veçanti për shkak të mungesës së një faze përfundimtare të testimit në kohën e publikimit të saj.