‘Rusino’, BDI Gostivar: Taravari duke fajësuar të tjerët tenton të shfajësoj vetveten

Duke #fajësuar të tjetër Arben Taravari tenton të #shfajëson veten

Marketing

Do të ishte e pabesueshme që zhvillimet në Deponinë regjionale Rusino të kalonin pa zhurmën mediatike të Arben Taravarit dhe pa e përfshirë BDI në këto zhvillime. Tanimë është bë praktikë tre vite me radhë që Arben Taravari për çdo dështim të tij, fajin ta hedh diku tjetër.

Ishte premtim i tij elektoral që një ditë pasi të merr detyrën si Kryetar komune do të fillonte zgjidhjen e problemit. Jemi dëshmitar që tani e tre vite Taravari nuk ka lëvizur nga pika zero për zgjidhjen e kësaj problematike. I gjendur para revoltës qytetare, Taravari tenton të shfajsojë veten duke akuzuar padrejtësisht të tjerët, në këtë rast BDI.

BDI dega në Gostivar, ndanë shqetësimin e banorëve të Gostivarit në lidhje me deponinë Rusino. Si me këshilltarët komunal ashtu edhe me të gjitha resurset njerëzore dhe institucionet që udhëheq, BDI do të jetë në shërbim të tejkalimit të këtij problemi jetik për qytetarët e Gostivarit, e asesi nuk bëhet pengesë për zgjidhjen e problemit ashtu siç pretendon Taravari.

Viktimizimi dhe fajësimi i të tjerëve përpos vetës si metodë që ka zgjedh Taravari është mënyra e vetme për të arsyetuar dështimin dhe paaftësinë e vet për të menaxhuar me punët dhe problemet që paraqiten në komunën e Gostivarit.

Nëse është i paaftë për të gjetur zgjidhje të përkohshme, i sugjerojmë që të drejtohet te zyra e BDI-së në Gostivar dhe për t’i dhënë ide për zgjidhje të përkohshme për Deponinë. Arben Taravari do të ishte i suksesshëm sikur të merrte përgjegjësi për obligimet që ka, e jo gjithmonë të fajësojë të tjerët për dështimet e veta.