Ruskoska, nga e mërkura nis punën

Vilma Ruskoska kthehet nga pushimet ditën e mërkurë. Hetimi për Reketin do të vazhdojë ta zhvillojë personalisht. Të martën, një deklaratë në prokurori do të japë prokurorja Lile Stefanova, e cila drejtoi hetimin e larjes së parave, ose rastin “Perandoria”, ku një nga të dyshuarit është biznesmeni Orce Kamçev. Stefanova pas audio bombave të gazetës italiane të krahut të djathtë La Verita, ku dëgjohet se Katica Janeva e ka nën kontroll, u arsyetua se ajo nuk ishte këshilluar për lëvizjet kryesore në hetim. Ende nuk ka asnjë informacion se kur Katica Janeva do të thirret në prokurori për të dhënë një deklaratë në lidhje me Reketin Duhet të shpjegojë edhe më tej pse e formatoi telefonin dhe çfarë duhej të fshehë nga Vilma Ruskoska.

Marketing

Prej nesër përfundojnë pushimet nëpër prokuroritë. Prokurorët e PSP-së kthehen nëpër vendet e tyre të punës. Të hënën, në gjykatë duhet të paraqitet prokurorja Lile Stefanova, e cila përfaqëson lëndën “Titanik” për parregullsi zgjedhore. Një pjesë e avokatëve nuk përjashtojnë mundësinë të kërkojnë përjashtimin e prokurorëve, për shkak të rolit ende të pakonfirmuar të prokurorëve të Speciales në rastin “Reket”.

Për momentin, Prokuroria për krim të organizuar në rastin “Reket” dyshon vetëm tek Boki 13 dhe Zoran Kiçeec. Ata kanë marrë 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev. Si shërbim i kanë premtuar stopimin e hetimit të PSP-së për rastin “Perandoria”. Në ndërkohë, gazeta “La Verita” publikoi biseda audio dhe video nga dorëzimi i të hollave. Në mënyrë shtesë, në një prej bisedave dëgjohet edhe zëri i kryetares së PSP-së, Katica Janeva ku e siguron Kamçevin me sqarimin se hetimin e ka nën kontroll ndërsa aktivitetet e ndërmarra janë që të tregohet se rasti është aktiv. Janeva nuk mohoi se ka biseduar me Kamçevin, por shtoi se i ka ofruar të jetë dëshmitar në një hetim tjetër. Paraprakisht, kategorikisht mohoi se është pjesë e skemës së zhvatjes së Boki 13, duke u ankuar se është keqpërdorur emri i saj.