Ruskoska: Nuk prisja dënim më të lartë për Kiçeecin!

Zoran Milevski-Kiçejec, i akuzuar në rastin “Reket”, “për pranim të kundërligjshëm të dhuratës”, pasi e pranoi fajin dhe aktakuzën e Prokurorisë për krim të organizuar, u dënua me 3 vjet burg.

Marketing

Gjatë shqiptimit të aktgjykimit u tha se Kiçejecit, i llogaritet edhe koha sa ka qëndruar në paraburgim, gjegjësisht deri sa ky vendim nuk bëhet i plotfuqishëm, ai do të qëndroj në arrest shtëpiak, raporton TV21.

Ndryshe, i akuzuari i parë Bojan Jovanovsko-Boki 13 dhe e akuzuara e dytë Katica Janeva, nuk e pranuan fajin dhe procesi gjyqësor ndaj tyre vazhdon më 6 dhjetor.

Prokurorja Villma Ruskoska, deklaroi se dënimi ndaj Kiçejecit, ishte i pritur.

“Mendoj se është një sanksion mirë i shqiptuar. Por, megjithatë pasi ta pranoj aktgjykim do të vendosi nëse do ta ankimoj lartësinë e dënimit. Nuk prisja dënim më të lartë, pasi megjithatë dallim i madh është prej 1 deri 10 vite, duke pasur parasysh se nuk është i gjykuar dhe posaçërisht që e pranoi fajin”, tha prokurorja Villma Ruskoska.