Ruskoska: Paraburgimi i Janevës, i domosdoshëm

Prokurorja nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskovska pas vendimit për paraburgimin e Katica Janevës sqaroi se hetimi për rastin “Reket” mund të zgjasë tre deri në gjashtë muaj. Ajo theksoi se masa e paraburgimit për Katica Janevën ka qenë e domosdoshme. Ruskoska tha se ende nuk është përgatitur aktakuzë e plotë, pasi hetimi për rastin “Raket” po vazhdon, mirëpo ajo siguroi se brenda tre muajve do të duhet të përfundoj plotësimi i aktakuzës.

Marketing

Prokurorja Ruskoska thotë se që nga dita e nesërme do të informoj Këshillin Gjyqësor për masën e caktuar ndaj prokurores në dorëheqje të PSP-së Katica Janeva, në mënyrë që Këshilli të vazhdon me punën.

Ruskoska mes tjerash tha se disa prej kompjuterëve të bashkëpunëtorëve në PSP kanë pësuar fshirje të pjesshme, mirëpo siguroi se asnjë nga kompjuterët e prokurorëve nuk janë formatuar. Ndërsa prej telefonave të konfiskuar të prokurores Janeva, Ruskoska tha se vetëm telefonin që e kanë gjetur në Gjevgjeli ka qenë i formatuar

Marketing