Ruskoska: Pash fotografinë me Gruevskin, vazhdojmë hetimet

Kreu i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Villma Ruskjoska, deklaroi se mbrëmë ka parë fotografinë me Gruevskin në Budapest. Në pyetjen e gazetarëve se vallë i akuzuari Aleksandar Trajkovski, i cili është fotografuar bashkë me Gruesvkin, do të thirret në Prokurori në bisedë informative në procedurë para hetimore për arratisjen e Gruevskit, tha se do të vërtetojnë se kush e ka bërë foton dhe nga rrjedh.

Marketing

“Unë mbrëmë e pash fotografinë, ashtu që sigurisht që do të shohim se nga rrjedh dhe kush e ka fotografuar. Në prokurori do të thirren të gjithë ata për të cilët vlerësohet se mund të japin informata konkrete lidhur me ikjen. Deri tani kemi biseduar me truprojat e Gruevskit, ashtu edhe do të vazhdojmë”, deklaroi Villma Ruskoska.

Ruskoska më tej theksoi se ka marrë informata nga kolegët e Malit të Zi se kanë siguruar incizimet e nevojshme nga kamerat dhe se javën që vjen do të shkojnë për ti marrë.
Do të shikohen edhe incizimet nga Shqipëria. Ruskoska tha se brenda dy javëve të njoftojnë për rrjedhat e procedurës parahetimore, lidhur me arratisjen e Gruevskit.