Prokurorja Vilma Ruskoska sot do ta paraqesë ankesën në Këshillin e Prokurorëve Publikë, pasi ajo është suspenduar nga puna.
Këshilli do të duhet të vendosë për ankesën e Ruskovskës, e cila u largua nga puna nga Prokurori Publik Republikan Lubomir Joveski, në bazë të nenit 81 të Ligjit për Prokurorinë Publike.
“Sot do të paraqes ankesë në Këshill”, theksoi shkurt Ruskosksa për TV21, pas çka njoftoi se do të deklarohet për media.