Ruskovska: Do ta analizojmë Ligjin e amnistisë kur të hyjë në fuqi

Prokurorja Vilma Ruskovska thotë se “Asgjë nuk mund ndërmarrim para se Ligji për amnisti të publikohet në ‘Gazetë zyrtare”.

Marketing

“Procesi gjyqësor për 27 prillin vazhdon. Të enjten ka seancë dhe do të vazhdojmë me plotësimet e procedurës dëshmuese. Ligji i amnistisë do ta analizojmë kur do të publikohet në ‘Gazetë zyrtare’. Nga ajo që dëgjojmë, është se ligji parasheh amnisti vetëm për veprime të caktuara, dhe se amnisti nuk ka të bëjë për kërcënimin ndaj rendit kushtetues”, thotë Vilma Ruskovska.

Ndërkaq dje, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë miratuan me 95 vota “për” Ligjin për amnisti që liron një pjesë të të akuzuarve nga faji për incidentin në Kuvend më 27 prill.