Ruskovska: Interpoli refuzon publikimin e fletë arrestit ndërkombëtar për Gruevskin

Prokurorja e krimit të organizuar Villma Ruskovska njoftoi se tashmë më shumë se dy muaj nga kërkesa për fletë-arrest të Nikolla Gruevskit, Interpoli refuzon që ta publikojë, edhe pse në rastet e tjera, me po të njëjtat dokumentacione, ata ju kanë dalë menjëherë në ndihmë.

Marketing

Ruskovska tha se refuzim për publikimin e fletë-arrestit ka edhe për ish agjentin Nikolla Boshkovski.

Prokuroria tashmë kishte marrë disa dokumente nga Shqipëria lidhur me arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski por jo edhe video incizimet e kamerave kufitare të sigurisë të cilat pas zvarritjes së përgjigjes ndaj kërkesës së autoriteteve të Maqedonisë, dolën me deklaratë se sistemi i kamerave i ka fshirë vetë pamjet.