Prokurorja e kryesore e Prokurorisë së Lartë për krim dhe korrupsion, Vilma Ruskovks në intervistë për televizionin “1Tv” tha se janë mbledhur një pjesë e dëshmive për arratisjen e Nikolla Gruevskit.
“Tani më kemi një pjesë të dëshmive nga arratisja e Nikolla Gruevskit, ndërsa një pjesë tjetër presim që t’i mbledhim. Nuk e kemi vërtetuar me 100 për qind nëse Gruevski ka kaluar kufirin e Maqedonisë në mënyrë legale. I kemi kërkuar inçizimet nga kalimet kufitare. Tani janë mbledhur inçizimet nga rrugët e qytetit dhe është një material i madh që duhet të analizohet”, tha Ruskovska.
Ruskovska tha se është rritur rejtingu i prokurorisë për këtë vit.
“Është e vërtet se prokuroria ka pasur rejting të ulët për mos them asgjë. Gjatë kohëve të fundit mjaft e kemi rritur rejtingun. Ky është perceptimi im dhe i reagimit të qytetarëve, dhe për këtë kam përshtypjes ngadalë po kthejmë besimin e qytetarëve në prokurori dhe qytetarët e kuptuan se dimë të punojmë dhe duam të punojmë”, tha Ruskovska.