Rustem Umerov emërohet ministër i ri i mbrojtjes në Ukrainë

Parlamenti ukrainas miratoi të mërkurën Rustem Umerov ministër të ri të Mbrojtjes.

Marketing

Ligjvënësi ukrainas, Yaroslav Zheleznyak, tha në Telegram se emërimi i Umerov u miratua me 338 vota pro, raporton AA.

Umerov pason ish ministrin Oleksii Reznikov, dorëheqja e të cilit u miratua nga parlamenti të martën, i cili tha se “ishte nderë t’i shërbej popullit ukrainas” për 22 muajt e fundit.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy më 3 shtator mori vendimin për të ndërruar ministrat për të sjellë “qasje të reja dhe formate të tjera ndërveprimi me ushtrinë dhe shoqërinë në përgjithësi” në mes të luftës me Rusinë, e cila filloi në shkurt 2022.

Ndërkohë, u miratua edhe shkarkimi i Umerov si kreu i Fondit të Pronës Shtetërore të Ukrainës