Rustemi: Bashkë për Tetovën, Bashkë më të fuqishëm

Po afron heshtja zgjedhore, dhe nuk më mbetet diçka për të thënë pasi fjalën e fundit çdo herë e ka qytetari.
Sidoqoftë, më lejoni që si kryetar i Forumit Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim, të uroj që të kemi një proces sa më të mirë e demokratik zgjedhor, duke u shndërruar si shembull për demokracinë në veprim.
Bashkëqytetarë, të jemi shembull i qytetërimit dhe vullnetit të lirë, le të kthejmë Tetovën ku qytetari është vlerë dhe vlera është parim i pakompromistë për lirinë. Shpresoj që prej ditës së hënë të kthehemi më të fuqishëm dhe bashkë të kontribuojmë për zhvillimin e vendit dhe shoqërisë në përgjithësi! Pasi Tetova meriton edhe më mirë, edhe më shumë!
Kërkesa e fundit që e kam është që të dilni e të votoni për listën për këshilltarë të BDI-së, në mënyrë që të ndertojmë një të ardhme më të mirë. Tetova është kurora e qendresës dhe vazhdon të mbretërojë në fron. Vazhdojmë bashkë të ndertojmë qytetin që duam, duke rimarrë këshillin komunal.
Ju jam falenderues të gjithëve që keni qëndruar pranë familjes tonë të madhe të BDI-së, dua që t’iu falënderoj sëcilin veç më veç që përgjatë këtij rrugëtimi keni dhënë kontribut të veçantë dhe keni ofruar mbështetje të madhe. Pa përkrahjen tuaj, demokracia dhe përparimi i shoqërisë tonë nuk ka asnjë vlerë.
Vota është besim, ndërsa të fitosh besimin është diçka e shenjtë. Besimi nuk shitet, as nuk blehet! Ne besojmë tek qytetarët, dhe ky besim është reciprok nga qytetarët.
Bashkë për Tetovën, Bashkë më të fuqishëm.
Voto numër 11 ✅
Me respekt,
I juaji, Avni Rustemi

Marketing