Rustemi: Ndamë 360 milionë uro për ndërtim, rikonstruim dhe rehabilitim ë rreth 40 drejtimeve rrugore me gjatësi prej mbi 540 kilometrave

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi foli në Samitin për rrugë të Ballkanit Perëndimor 2022 që po mbahet në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues të BERZH-it, BIE-së, komunitetit transportues, drejtorë të ndërmarrjeve publike dhe përfaqësues të tjerë relevantë. tema e samitit ishte “Formimi i së ardhmes: rrugë të sigurta, të mençura dhe të qëndrueshme”.

Marketing

Rrustemi, siç informoi Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore, foli për “Mundësitë dhe sfidat e menaxhimit me rrugët në Maqedoni të Veriut” në panelin kushtuar temës “Ndërlidhja e pikave, roli i menaxhimit me të dhënat në sigurimin e rrugëve më të mençura”.

Në fjalimin e tij Rrustemi potencoi se infrastruktura rrugore është mjeti më i vlefshëm të cilin e posedon sektori publik, i cili njëkohësisht e mbështetë ekonominë e shtetit sepse ndërlidhja përmes infrastrukturës së mirë, moderne dhe funksionale rrugore është me rëndësi të jashtëzakonshme. Theksoi se RMV ka pozicion strategjik në Ballkan, ndërsa nëpër të kalojnë dy korridoret evropiane 8 dhe 10, që i mundësojnë rol të rëndësishëm në krijimin e rritjes ekonomike të rajonit. Rrustemi potencoi se politikat tona kanë qëllim të qartë, e ai është, siç tha, krijim i rrjetit cilësor rrugor për përmirësim të cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve.

“Dhe mu për atë arsye në rrjedhë është puna intensive e ndërtimit, rikonstruimit dhe rehabilitimit të rreth 40 drejtimeve rrugore me gjatësi të përgjithshme prej mbi 540 kilometrave për çka Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore siguroi 360 milionë euro prej të cilave 46,5 milionë euro nga buxheti i NPRRSH, ndërsa investime nga kreditë e huaja siguruam 216,5 milionë euro. Ky fakt flet se ne si investues në emër të Qeverisë realizuam investime të mëdha kapitale të cilat do të jenë investim për gjeneratat e ardhshme sepse ndërlidhja infrastrukturore mes qyteteve, vendbanimeve, fshatrave dhe rajoneve do të thotë krijim i kushteve për ndërlidhje më cilësore me rajonin dhe sigurim të zhvillimit të ekonomisë”, deklaroi Rrustemi në Tiranë.

Ky cikël investuesish, siç paralajmëroi, do ta rrumbullakësojmë me ndërtimin e 130 kilometrave autostradë të cilat ia besuam konsorciumit amerikano-turk “Behtel dhe Enka” të cilët së shpejti duhet të fillojnë me aktivitete sepse procedurat janë nga fundi.

Ai foli edhe për zhvillimin e Sistemit për menaxhim me rrugët (Road Asset Management System – RAMS), që është pako e veglave dhe metodave të cilat ndihmojnë gjatë sjelljes së vendimeve për gjetje të strategjive efektive afatgjata dhe afatshkurta për planifikim, projektim dhe mirëmbajtje të rrjetit rrugor në nivel adekuat të shërbimit në periudhë të caktuar kohore (periudhë projektuese). Vetë sistemi ka bazë të të dhënave, e cila vazhdimisht sendërtohet dhe përditësohet me të dhëna për gjendjen momentale të rrjetit rrugor.

“Përparësia më e madhe e shfrytëzimit të RAMS do të jetë qasja drejt strukturimit të mirë, të shpejtë dhe çdoherë bazë e kapshme e të dhënave për rrugët. me implementimin e Sistemit gjithçka filloi në vitin 2017, ndërsa krahas tij, në NPRRSH në rrjedhë është vendosja edhe e Bridge Management System (BMS). Në përputhje me projektin për vendosje të BMS zbatohet projekt për vendosje të datotekës fillestare për gjendjen e urave në rrugët shtetërore Bridge Condition Survey”, ceket në kumtesë.

Në kuadër të Samitit u nënshkrua edhe Memorandumi për mirëkuptim mes ndërmarrjeve publike për rrugë në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i dokumentit është bashkëpunimi për zhvillim të sigurt, të mençur dhe të qëndrueshëm të zgjerimit indikativ të rrjetit transportues transevropian (TEN-T) drejt rrugëve të Ballkanit Perëndimor.