Rustemi: “Qëllimi ynë- rrugë të sigurta që do të na lidhin me rajonin”

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi, sëbashku me zëvendëskryeministrin Ljupço Nikollovski, ministrin Oliver Spasovski dhe Bllagoj Boçvarski, si dhe zëvendësdrejtorin e NPRRSH Bllagojçe Trpevskin realizuan mbykqyrje të punimeve në aksin rrugor Kumanovë- Stracin e cila po rehabilitohet në dy faza.
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore punon vazhdimisht në modernizimin e lidhjes rrugore të qyteteve, vendbanimeve dhe në këtë rast këtu punojmë në modernizimin e lidhjes rrugore me Republikën e Bullgarisë, drejtim i rëndësishëm për të cilin kemi kërkesa nga komuniteti i biznesit për lidhje më të mirë, për transport më të shpejtë të shërbimeve dhe mallrave.
„Aksi rrugor Kumanovë-Stracin zhvillohet në dy faza. Në fazën e dytë, të financuar nga buxheti i NPRRSH, punimet e rehabilitimit pritet të përfundojnë tërësisht deri në fund të vitit 2021. Në Fazën e parë, e financuar nga IPA 2, pritet punimet të përfundojë tërësisht nga mesi i vitit 2022. Rruga magjistrale Kumanovë-Stracin ku po inspektojmë është në një gjatësi totale prej 15.2 km, dhe vlera e ndarë për realizimin e ndërtimit është 4.74 milion euro. Për rrugën magjistrale të re Stracin-Dlaboçicë-Kriva Pallankë financuar nga Banka Botërore, ne presim që aksi rrugor të përfundojë dhe të lëshohet për trafik deri në fund të vitit 2022, dhe për aksin rrugor Kriva Pallankë-Deve Bair financuar nga BERZH dhe WBIF, punimet e ndërtimit pritet të përfundojnë nga mesi i vitit 2022. Gjithashtu, janë përzgjedhur konsulent për përgatitjen e një programi të projektit për projektimin e një rruge magjistrale të re Romanovcë-Stracin, e cila është planifikuar të financohet nga IPA 3. Qëllimi ynë është rrugë të sigurta që do të na lidhin me rajonin. Pikërisht në atë drejtim, vitin e kaluar rruga nga Rankovcë në Kriva Pallankë u rehabilitua dhe rindërtua në gjatësi prej 21 km dhe me rehabilitimet, rindërtimet dhe ndërtimet e tjera të filluara në këtë rajon duam të marrim një Korridor 8 të plotë i cili do të jetë i sigurt për pjesëmarrësit në trafik“, deklaroi pas inspektimit drejtori i NPRRSH Ejup Rustemi.

Marketing

Marketing