Ruzhin: Nëse dështon referendumi s’ka anëtarësim të suksesshëm në NATO

Pranverën e ardhshme, Maqedonia mund të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. Megjithatë, sipas ekspertëve, kjo do të varet nga referendumi. Ish-diplomati, Nano Ruzhin thotë se pas pranimit të ftesës këtë muaj, Maqedonia do të ketë nevojë të paktën një vit për t’u bërë anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Marketing

“Në rast se referendumi dështon, që do të thotë anëtarësim i pasuksesshëm në NATO, atëherë shteti do të gjendej përpara krizës ekonomike dhe të sigurisë, e cila, sipas tij, do të pasqyrohet në rajon”, thotë Nano Ruzhin për “Alsat-M”.

Ish-ambasadori Ruzhin gjithashtu vlerëson se gjatë kësaj periudhe, opozita duhet të luajë një rol konstruktiv dhe të mbajë përgjegjësi. Më 11 dhe 12 korrik në Samitin e NATO-s në Bruksel, Maqedonia pritet të marrë një datë për anëtarësi. Por sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e bëri të qartë se pa një referendum të suksesshëm dhe pa zbatimin e marrëveshjes së emrit, Maqedonia ende nuk do të jetë në gjendje të bëhet një anëtar e re e Aleancës.

Marketing