Ryshfeti i Ixhet Memetit pasojë e prokurorisë “abaziane“ –

Të nderuar qytetarë,

Marketing

Pranimi i fajësisë nga Ixhet Memeti një individ me një stazh të gjatë dhe të pushtetshëm në sistemin tonë shtetëror po trondit themelet e drejtësisë së brishtë në këtë vend.

Gjatë 22 viteve të qeverisjes së BDI-së, z. Memeti ka mbajtur poste të rëndësishme si Ministër i Drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese dhe Avokat i Popullit, duke u shndërruar në një figurë të përfaqësimit të drejtësisë në vendin tonë. Por, ky rast i fundit e dëshmon atë që ne e kemi denoncuar si koalicon prej kohësh: korruptimi i pandërprerë dhe i thellë i sistemit tonë gjyqësor.

Pranimi i fajit nga z. Memeti, së bashku me gjykatësin e Supremes, z. Naqe Georgiev, për ryshfet prej 10 mijë eurosh, me qëllim të uljes së dënimit të ish-kryetarit të komunës së Novo Sellës, z. Boro Stojçev, është dëshmi e hidhur e rënies akoma më shumë të besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.
Prokuroria “abaziane”, për ta shpëtuar kokën e tij ka zgjedhur të hyjë në marrëveshje me këta, duke ua lehtësuar procedurat dhe dënimet, ndërsa gjyqësori pranoi “pazarin” me të njëjtën indiferencë dhe mungesë morali.

Të nderuar
Z. Memeti, dikur njeriu i dytë më i fuqishëm në Këshillin e Prokurorëve, vetëm para tre muajve deklaroi se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme dhe na siguroi se e vërteta do të dilte. Dhe ja ku jemi sot, ku del qartë që e vërteta ishte krejtësisht ndryshe.

Në këtë vijë kanë qenë edhe deklaratat për dy dekada të BDI-së, e cila sa herë qy u kapte në skandale ftonte që ato të denoncoheshin në prokurori. Te cila prokurori, te ajo “abaziane”.
Kur BDI flet për veting, le të jemi të qartë: kjo është një farsë. Kur ajo flet për drejtësi, kjo është një gënjeshtër. E ardhmja jonë nuk mund të ndërtohet mbi themelet e një drejtësie të korruptuar dhe të komprometuar.

Në këto kushte, Koalicioni VLEN ndjen detyrën e tij për të reaguar dhe për të ngritur zërin kundër këtij akti të turpshëm, që përfaqëson një pikë kthese në luftën kundër korrupsionit dhe për ndërtimin e një shteti të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.