Sa deputetë fituan partitë pas numërimit të votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit?

Eugen Cakolli nga Instituti i Drejtësisë ka bërë një kalkulim se sa deputetë kanë fituar partitë e Kosovës nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.

Marketing

Sipas tij, pas numërimit të të gjitha votave shpërndarja e mandateve është e qartë dhe se nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim.

Cakolli ka thënë se sipas përllogaritjeve i bie që LVV-ja të ketë fituar 48 vende në Kuvend, PDK-ja 24 vende, LDK-ja me 20 vende dhe AAK-ja me 8 vende.

“Nëse nuk ndodh ndonjë trend krejtësisht i pazakontë, votat me kusht nuk do të sjellin asnjë ndryshim në shpërndarjen e mandateve. Në të gjitha zgjedhjet e kaluara, këto vota kanë ndjekur pothuajse të njëjtin trend si votat e rregullta – me një rritje të lehtë për partinë e parë.

E vetmja rrethanë, e cila mund të prodhojë lëvizje në (një të vetëm!) mandate, është nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK. Por për këtë, do të duhej një ndryshim i dukshëm i trendit, që nuk ka ndodhur më parë.

Andaj, me shumë gjasë, ky do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve”, shkroi ai. /Zëri