Sa do të jetë efektiv Kodi i ri penal?

Në fillim të shtatorit deputetë e shumiçës miratuan ndryshimet në Kodin Penal, me të çilat ulet dënimi me burg për shpërdorim të detyrës zyrtare. Ndryshimet e propozuara nga pushteti nënkuptojnë ndër të tjera uljen e dënimeve me burg për shpërdorim të detyrës zyrtare për përfitime personale, mundësinë e vjetrimit të mëhershëm, fshirjen e neneve që parashikojnë dënime për shpërdorim të prokurimit publik, dëmtim të buxhetit si dhe propozohen dënime më të ulëta dhe për veprën e bashkimit kriminal.

Marketing

Votimit i parapriu një debat në të çilin deputetët e opozitës shprehën kritika të ashpra, duke akuzuar qeverinë për vendosjen e këtyre ndryshimeve ligjore për të amnistuar ata që shkelin ligjin.

Njohë sit e ekonomisë thonë se korrupsioni ka pasoja të më dha ekonomi së bashku me krimin e organizuar. Profesori I ekonomisë Taki Fiti thotë se vetëm dënimet me burg nuk do ta zgjidhin korrupsionin. “Do ta dënoni, do të vuajë burgun, por miliona kanë ikur dhe duhen gjetur mekanizma të sakta për konfiskimin e asaj pasurie”. Kjo do të ulte ndjeshëm nivelin e korrupsionit. Ne mund të ndryshojmë ligjet dhe deklarativisht të themi se nuk ka tolerancë ndaj korrupsionit, por vullneti politik është thelbësor për partitë në pushtet, që kanë fuqinë apo pushtetin”, thotë Fiti.

Sipas tij ekziston vetëm një dalje. “Për mua çelësi është shteti ligjor dhe sistemi juridike dhe reforma e tyre. Nëse këtu nuk bëhen prerje të thella, nuk mund të ecim më tej. Ne kemi nevojë për një luftë sistematike kundër korrupsionit. Menaxhimi sistematik i ligjit dhe gjyqësorit është thelbësor. Ne kemi një Komision shtetëror për luftën kundër korrupsionit, ai inicion akuzua, por nëse ato nuk mbarojnë nëpër gjykata, nuk keni bërë asgjë”, tha ai.

Eksperti i çështjeve juridike Vllado Kambovski thotë se korrupsioni është një problem sistemor në vendin tonë. Ai ka depërtuar në të gjitha poret apo vrimat e shoqërisë. “Nga autoriteti më i lartë, deri tek shtresat më të ulëta, për të arritur pushtetin politik dhe ekonomik. Ryshfeti mbretëron nga zyrtarët më të vegjël deri te zyrtarët kryesorë. Paritë politike janë burimet e korrupsionit. Pa një reformë rrënjësore të regjimit ligjor për partitë politike, të çilat duhet t’i nënshtrohen shtetit të së drejtës, nuk ka zhvillim pozitiv”, shton ai.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në mbrojtje të ndryshimeve të fundit ligjore thotë se askush nuk mbrohet prej tyre, por po fitohet shumë, pasi është zgjeruar konfiskimi. Tani me ligjin e ri, thotë Kovaçevski, do të përcaktohen 422 vepra penale në bazë të të cilave kushdo që ka keqpërdorur do të mund të ndiqet penalisht. Ai shprehet se me ndryshimet në Kodin Penal konkretizohen veprat penale dhe mundësohet efikasiteti dhe efektiviteti i procedurës gjyqësore. Sipas tij, të gjitha rastet e deri tani janë trajtuar në bazë të një neni të përgjithshëm, konkretisht nenit 353 për Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe tani saktësohet se çfarë ka bërë saktësisht personi.

“Unë jam profesor i ekonomisë dhe po të lexosh ligjin do të shohësh që nuk ka falje dhe amnisti për askënd, përkundrazi ka një specifikim të veprave penale të kryera nga dikush. Dikush dëshiron të paraqesë se me këto ndryshime nuk do të dënohen veprat e kryera gjatë prokurimit publik, dhe në Kodin Penal është një vepër penale specifike – kriminaliteti për keqpërdorim gjatë organizimit të prokurimit publik. Çfarë po ndodhte në të kaluarën? Të gjitha rastet janë nën një nen të përgjithshëm – Shpërdorimi i pozitës zyrtare. Tani po bëhet më konkrete se çfarë ka bërë saktësisht personi. Ajo që na ka ndodhur në të kaluarën është që ju keni një rast me 10 të akuzuar në të njëjtin nen dhe pastaj 10 vjet më vonë dikush u vërteton se kush çfarë ka bërë”, shton ai.

Ndryshimet e propozuara nga Qeveria, u miratuan me 48 vota pro dhe 36 kundër në një seancë me procedurë të shpejtuar më 6 shtator në Kuvendin maqedonas. Në bazë të këtyre ndryshimeve, personat që keqpërdorin pozitën dhe autoritetit zyrtar gjatë prokurimit publik, apo dëmtojnë fondet buxhetore do të dënohen deri me pesë vjet burgim. Me ligjin e deritanishëm, dënimet për vepra të tilla penale fillonin nga pesë e mund të shkojnë deri në më shumë se dhjetë vjet burgim.

Sipas propozimit të ri, në nenin 353 (c), që i referohet veprës “sjellje të pahijshme në shërbim”, minimumi i parashikuar më parë prej tre vjetësh burg për një zyrtar apo person përgjegjës në një shoqëri apo institucion publik, është ulur nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Ulje më drastike të dënimit me burg parashihen në nenin 394, që ka të bëjë me veprën penale “bashkim kriminal”.

Në vend të maksimumit prej dhjetë vjet burgim që parashikohej më parë për atë që krijon një grup kriminal, tani me ndryshimet që janë bërë, dënimi maksimal mund të arrijë deri në tre vjet burg. Ulje të dënimit ka edhe për anëtarët e grupit apo bandës kriminale që do të përfshihen në krim. Dënimi maksimal prej pesë vjetësh burgim, ulet në maksimum dy vjet, sipas ndryshimeve të miratuara.

Qeveria thotë se ndryshimet në ligj janë bërë në bazë të legjislacionit gjerman dhe do të jenë një zgjidhje e përkohshme deri në miratimin e një Kodi të ri Penal. “Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar si inkriminim është kritikuar për një kohë të gjatë dhe ka epitetin e një relikti të legjislacionit penal nga ish-Jugosllavia. Vërejtja kryesore është se bëhet fjalë për një inkriminim abstrakt, që ka çuar në interpretime të ndryshme në zbatimin e tij. Zgjidhjet e propozuara në nenin 353 si dhe fshirja e disa paragrafëve, shkojnë në drejtim të përshtatjes me konceptin e ri në të cilin janë standardizuar kriteret për përcaktimin e dënimeve”, thuhet në sqarimin e Qeverisë. (koha.mk)