Sa do të kushtojë Haxhi këtë vit? Përgjigjet Fetai (VIDEO)

Kreu i BFI-së Shaqir Fetahu në Daily Click në TV21 tha se edhe sivjet hahi do të kushtojë 6.650 euro. Fetahu thotë se prenotimet janë bërë gati deri në vitin 2026, ndërsa për dallim të vendeve të rajonit, thotë se në RMV sivjet nuk do të rritet çmimi.

Marketing

https://fb.watch/rmeuxfpo3j/?mibextid=Nif5oz

“Tashmë jemi afruar afër Qabesë, afër Mekës, të afrohesh afër Qabes 1 kilometër e diçka, të afrohesh në oborrin e xhamisë së Medinës nuk është lehtë, dmth standardi kërkon edhe një çmim. A e dini ju se tashmë nuk ka vend edhe për vitin 2026, interesimi është aq i madh nga Maqedonia. Këtë vit unë kam presion të madh të gjenden vende, nuk ka. 2020 haxhi shkojnë sivjet, është mbushur para një viti, tash është mbushur në vitin 2025-2026, tash kanë filluar të regjistrohen për vitin 2027, dmth njerëzit janë shumë të kënaqur”, tha Fetahu.