Osmani: Na duhen të rinjtë në çdo vendimmarrje

“Sa më shumë të rinj të involvuar në procesin e vendimmarrjes”, ka kërkuar kandidati i Frontit Europian Bujar Osmani në intervistën e tij të fundit dhënë për “Zoom”, në RTVM2. “Bota aq shumë po zhvillohet dhe pa perspektivën e të rinjve, ne nuk mund t’i kuptojmë këta ndryshime; intelegjencën artificiale, teknologjinë në zhvillim… Sa ndërron bota për një ditë, ka ndryshuar shekullin e kaluar për 10 vjet. Dhe, këto janë ndryshime që jo secila gjeneratë mund t’i kuptojë. Prandaj, na duhen të rinjtë në çdo vendimmarrje. Unë kërkova që në listat për deputetë të ketë kuota fikse për njerëz deri më 27 vjet. Në çdo Komision që do të formojë Qeveria, Ministria a pushteti lokal, domosdo të ketë të rinj”, ka deklaruar Osmani.

Marketing
Marketing