Sa doktorata dhe magjistra në RMV janë të papunë? Përgjigjet drejtori Bekim Murati (VIDEO)

Në Maqedoninë e Veriut 112 mijë persona janë të regjistruar si të papunë, prej tyre 21 doktorata dhe 638 magjistra. Sipas të dhënave të Agjencisë së punësimit rreth 8000 vende pune janë të lira, për të cilat Agjencia e Punësimit ndërmjetëson , kjo është gjendja momentale në vendin tonë sa i përket gjendjes sociale të qytetarëve.
Nga institucionet e vendit vazhdimisht bëjnë përpjekje për të zvogëluar numrin e punë kërkuesve në vend duke realizuar projekte të ndryshme me iniciativa për vetëpunësim por edhe me krijimin e kuadrove të profesionalizuar me trajnime të ndryshme.   
Bekim Murati, drejtor në Agjencinë e Punësimit në emisionin “Aktualitete” në “Radio Shkupi”  tha se po punohet në realizimin e projekteve për të profesionalizuar të rinjtë sidomos në fushën e IT-së, inxhinierisë dhe shkencave matematikore.
“ Ajo që duhet të fokusohemi në të ardhmen është mënyra se si ti stimulojmë të rinjtë që të regjistrohen në sektorët e IT-së , Inxhinierisë. Realisht kemi probleme edhe me profesor të shkencave natyrore, biologji, kimi fizik, dhe këtu së bashku me Ministrinë e Arsimit punojmë që të rinjtë të cilët përfundojnë shkollimin e mesëm të regjistrohen në këto degë”.
Në evidencës e Agjencisë së Punësimit janë të regjistruar:
Pa arsim fillor 15.400 persona
Me shkollë fillore 50.120 persona
Me shkollë të mesme 27.672 persona
Me arsim të lart 973 persona
Me arsim sipërorë 8.218 persona
Me magjistraturë 638
Me doktorata 21
Nga ana tjetër sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave rreth 694 mijë llogariten si të punësuar në Maqedoninë e Veriut.  https://m.youtube.com/watch?v=uJi_iGw6tJM&feature=youtu.be#dialog

Marketing