Sa duhet të jetë shtypja e gjakut në bazë të moshës që keni

Shumë hulumtime dhe debate janë kryer rreth temës së shtypjes së gjakut.

Marketing

Për të qenë të shëndetshëm, kontrollimi i shtypjes së gjakut është më se i domosdoshëm, pasi që shtypja e gjakut e ka aftësinë të shkaktojë vdekjen e një personi.

Çfarë është shtypja e gjakut?

Në terma të thjeshtë, shtypja e cila shkaktohet kur gjaku shtypet në muret e enëve të gjakut quhet shtypje e gjakut. Gjatë kontrolleve mjekësore gjithmonë përmendet edhe shtypja e gjakut, sepse është rutinë e cila e determinon elasticitetin e mureve të artereve tona dhe zbulon nëse jemi në rrezik për të pësuar sulm në trup apo në zemër.

Shtypja e gjakut në bazë të moshës që keni

Pasi që mosha është një nga shkaktarët e shtypjes së gjakut, ne duhet të dimë se çfarë niveli të shtypjes së gjakut duhet të kemi në bazë të moshës që kemi. Nivelet e shtypjes së gjakut dallojnë nga mosha në moshë, dhe nga gjinia në gjini.

Më poshtë e keni një listë të niveleve të shtypjes së gjakut në bazë të moshës dhe gjinisë

Te meshkujt, niveli i shtypjes së gjakut konsiderohet normal nëse nivelet janë afër numrave të përshkruar më poshtë

Mbi 20 vjet: 123/76

20-30 vjet: 126/79

30-40 vjet: 129/81

40-50 vjet: 135/83

50-60 vjet: 142/85

Mbi 70 vjet: 142/80

Te femrat, nivelet e shtypjes së gjakut dallojnë nga ato të meshkujve për shkak të diferencave fizike

Mbi 20 vjet: 116/72

20-30 vjet: 120/75

30-40 vjet: 137/84

40-50 vjet: 137/84

50-60 vjet: 144/85

Mbi 70 vjet: 159/85.

Marketing