23:57 | 14 Maj 2021
23:57 | 14 Maj 2021
Një studim i ri ka treguar se çiftet arrijnë kulmin e lumturisë kur kryejnë seks shumë rrallë.
Kërkimi sugjeron se kush futet shpesh në krevat, nuk ka shumë përfitime sentimentale, në kuptimin e një marrëdhënieje të qendrushme.
Pra, çelësi i marrëdhënies së lumtur nuk është seksi i shpeshtë.
Studimi i realizuar nga Universiteti i Torontos-Mississauga në Kanada analizoi të dhëna të marra nga 2400 çifte të martuara në SHBA, të cilat konfirmuan se të bërit seks vetëm një herë në javë, është e mjaftueshme për të arritur lumturinë në çift.
Çiftet treguan se kënaqësia e tyre nuk kishte të bënte fare me seksin.
“Përkundrazi, sa më pak bëjmë, aq më të qetë jemi”, tha një prej të intervistuarve.
“Studimi ynë sugjeron se është e rëndësishme të mbani një lidhje intime me partnerin tuaj, por nuk keni nevojë të bëni seks çdo ditë, për aq kohë sa ju keni ndërtuar një marrëdhënie emocionale me partnerin tuaj”, tha një nga drejtueset e studimit.