Sa i ka kushtuar Rusisë lufta në Ukrainë

Lufta në Ukrainë i ka kushtuar Rusisë deri më tani 564.9 miliardë Dollarë. Ministrja ukrainase e Ekonomisë thotë se kjo llogaritje bazohet tek dëmtimet në infrastrukturë, humbjen e rritjes ekonomike dhe faktorë të tjerë.

Marketing

Luftimet kanë dëmtuar 8 mijë kilometra rrugë dhe 10 milionë metra katrorë shtëpi, tha Yuria Svyrydenko në një postim në mediat sociale.

Rusia vazhdon të thotë se po kryen një operacion special ushtarak në Ukrainë me qëllim çmilitarizimin e vendit.

Ukraina dhe aleatët Perëndimorë kanë thënë se kjo është thjesht një justifikim për pushtimin e paprovokuar.

Marketing