Sa i pasur është Albin Kurti– zbardhet deklarimi i tij për vitin 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022.

Marketing

Ai në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit ka treguar se bashkëshortja e tij e ka një banesë prej 67 metrave katror, të cilin e ka blerë në vitin 2018, dhe ka vlerën e 400 mijë eurove.

“Lidhur me seksionin për deklarimin e numrit të parcelës në “Hapi 4”, ju njoftoj se bashkëshortja nuk e posedon banesën por të drejtat e banimit në lagje. Apartamenti figuron me këto informata: “Share number: A169” dhe “Apartment number: 2070”, shkruan Kurti tek të dhënat tjera në formularin e pasurisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndërsa ka zbuluar se vet jeton me qira, dhe se para të gatshme i ka 119 euro në bankën NLB në Kosovë, dhe 10 mijë euro të tjera në bankën DNB në Norvegji.

Kryeministri në deklarimin e tij e ka zbardhur edhe rrogën e tij vjetore e cila është 16 mijë e 647 euro, ndërsa bashkëshortja e tij, Rita, pagën vjetore e ka 46 mijë e 989 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Marketing