Sa maqedonas kanë shtetësi bullgare

Mbi 60.000 kanë fituar pasaportë bullgare nga fillimi i vitit 2012 deri në mesin e qershorit 2018, thuhet në mediumet bullgare.

Marketing

Maqedonasit kanë marr numrin më të madh të pasaportave sipas të dhënave të Komisionit për shtetësi.

Sipas origjinës 37.133 persona janë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova kanë fituar shtetësinë bullgare.

26.108 persona kanë fituar shtetësinë bullgare sepse ka pasur njërin nga prindërit me shtetësi bullgare. Refuzim për të njëjtën kërkesë për pasaporta ka pasur 4.458, kurse arsyetimi ka qenë se nuk janë plotësuar kushtet, mos pasja e fakteve të tregojë origjinën dhe të tjera.

Tendenca për të marr pasaportë bullgare janë shumë, pasi që Bullgaria është pjesë e BE-së.

Aplikuesit nga Maqedonia, Ukraina, Shqipëria, Moldavia, Serbia, Romania dhe Greqia momentalisht presin që Komisioni t’ju jep shtetësinë. Njëra nga arsyet kryesore për nxjerrjen e dokumenteve është gjetjen e punës në vendet e BE-së pa problem.