Sa mësues do të mungojnë nga 1 tetori?

Viti shkollor po afrohet, por autoritetet lokale dhe qendrore nuk e dinë se sa mësues do të mungojnë, kjo për shkak se ende është në fuqi masa që personat që janë të sëmurë kronikë dhe që kanë fëmijë deri në moshën parashkollore janë të liruar nga puna.

Marketing

Kjo pritet të mësohet nga java e ardhshme, por deri atëherë mësuesit duhet të njoftojnë drejtorët e shkollave se janë të liruar nga puna ose për shkak se kanë fëmijë deri në moshën parashkollore ose se janë të sëmurë kronikë.

“Tash është herët të flasim por një analizë rrënjësore, por vetëm pas një analize rrënjësore do të mund të mësojmë se sa njerëz nuk mund të jenë pjesë e kuadrit arsimor”, deklaroi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Ndërkohë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës propozojnë që mësuesit që hynë në këto dy kategori, të mund të ligjërojnë online duke shkëmbyer nxënësit mes kolegëve të po të njëjtës shkollë ose të shkollave tjera. propozon që kjo të zgjidhet në kuadër të vetë shkollave apo komunave.

“Mësuesit e sëmurë mund të ligjërojnë online nga shtëpia me qëllim që mos të ekspozohen në rrezik. Nëse një mësues duhet të ligjërojë me prani fizike, atëherë duhet të kyçet kuadër shtesë i cili do të mund të ndihmojë. Por kjo duhet të bëhet me një riorganizim në shkollës dhe në komuna”, sqaroi ministrja Milla Carovska.

Ndërkaq është sqaruar, se të liruar nga puna janë vetëm prindërit që kanë fëmijë deri në moshën 6-vjeçare.

“Prindërit që kanë fëmijë prej 0 deri në 6 vjeç për ata vlen masa dhe janë jashtë procesit të punës. por për prindërit prej 6 deri në 10 vjeç ishte në fuqi deri në fillim të korrikut, kur qeveria për shkak se ata fëmijë janë jashtë procesit arsimor, prindërit e tyre i ka kthyer në vendet e punës”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Se a do të shfuqizohet edhe kjo masë, sepse çerdhet tashmë hapen prej 9 shtatori autoritet pa premtim. Shkurt u përgjigjen se për këtë duhet të vendos në mënyrë shtesë Qeveria me rekomandim nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistë për TV21 tha se për këto do të vendoset pas vlerësimit të rrezikut të situatës aktuale të epidemisë së Kovid-19. Për shkak të këtyre masave për mungesë të kuadrit kanë alarmuar edhe çerdhet.