Në emisionin 99 Minuta me gazetaren Fjolla Telai, drejtori i Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi ka folur rreth projektit të Korridorit 8 që pritet të fillojë nga dita e nesërme. Rustemi tregoi se bashk me Korridorin 10D, janë projektet primare të institucionit që ai drejton, ndërsa shtoi se kompania e përzgjedhur është garancë për kualitet dhe siguri se projektet do të realizohen, përcjell KlanM.
“Projekti i ndërtimit të Korridorit 10 D dhe Korridorit 8 parashihet që të kushtojë gjithsej 1 miliard e 300 milionë euro dhe me një afat kohor prej 4 vite e 7 muajsh. Jemi të bindur se një konzorcium i tillë siç është Behtel dhe Enka, në bazë të asaj që e kemi parë edhe në rajon në lidhje me kualitetin dhe shpejtësinë e punëve të tyre, jemi të bindur se më 1 Janar të vitit 2023 do të lëvizim në një autostradë të sigurtë”, deklaroi Ejup Rustemi.