Të gjithë e kemi pyetur veten të paktën një herë të vetme, se sa mund të jetojmë pa konsumuar bukë dhe ujë.
Përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë eksperti Richard Lee Fulgham.
Ai është shprehur kështu:
Këtë përgjigje e di sepse kam studiuar urinë.
Një njeri i shëndetshëm mund të jetojë përafërsisht 45 deri në 65 ditë pa ushqim.
Ju mund të jetoni pa ndonjë simptomë të madhe për rreth 30 deri 35 ditë, por pas kësaj periudhe me siguri filloni të keni diarre, probleme me lëkurën dhe, normalisht, humbje të madhe të peshës.
Më pas Fulgham ka shpjeguar se pas ditës së 35 trupi fillon “të hajë vetveten”, duke filluar nga dhjami e deri te indet muskulore.
Më tej mjeku ka thënë:
Në javën e gjashtë apo të nëntë organet e trupit ndalojnë së funksionuari, kjo varet nga metabolizmi i trupi, por mund të them se organi i parë që ndalon së funksionuari është zemra.