Sa përqafime në ditë na duhen?

A e dini se përqafimet kanë fuqinë të na bëjnë më të lumtur, të reduktojnë stresin dhe madje edhe të shërojnë sëmundje duke na bërë më të fortë? E keni pyetur ndonjëherë veten: Sa përqafime jepni e merrni çdo ditë?

Marketing

Terapistja e familjevem Virginia Satir thotë:

“Ne kemi nevojë për 4 përqafime në ditë për të ‘mbijetuar’ dhe ’12 përqafime në ditë për rritje’. Ndonëse kjo mund të tingëllojë si shumë përqafime, ‘shumë’ është më mirë se ‘asnjë’.”

Pra, sipas shkencës, në rastin e përqafimeve, “sa më shumë aq më mirë” është 100% e vërtetë.

Fatkeqësisht, vitet e fundit pjesa më e madhe e njerëzve kanë qenë të privuar nga prekja për shkak të pandemisë. Kjo ka bërë shumë njerëz të ndihen të vetmuar dhe rrjedhimisht, ta kalojnë këtë situatë me më shumë vështirësi, ankth apo edhe depresion.

Sidoqoftë, sot, në vendin tonë, rregullat nuk janë aq strikte. Prandaj, nëse doni të ndiheni më mirë me veten, të zvogëloni stresin, të përmirësoni komunikimin dhe të jeni më të lumtur dhe më të shëndetshëm, fillojeni me një përqafim. Jepni dhe merrni përqafime kudo ku keni mundësi.

Nëse ndiheni nervozë për të kërkuar më shumë përqafime, filloni duke i kërkuar së pari nga miqtë dhe anëtarët e familjes më të afërt me ju.

Ndërsa tani, thjesht përqafoni personin që keni më afër dhe bëni një të mirë për të dy ju.