Sa persona presin të marrin shtetësinë? Përgjigjet Ahmeti (VIDEO)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka komentuar sot problemin e qytetarëve që po presin për tu pajisur me shtetësi, shkruan gazeta LAJM. Ai tha se aktualisht janë rreth 3000 qytetarë që presin për të realizuar këtë të drejtë.

Marketing

“Kjo nuk është temë e pazgjidhur, por nuk është temë që nuk është konsumuar nëpër të gjitha institucionet. Janë rreth 3 mijë njerëz në pritje për nënshtetësi, për arsye të panjohura për ne akoma nuk e kanë fituar të drejtën legjitime për të fituar nënshtetësinë. Jemi në njohuri të kësaj situate për të pasur një epilog në të mirë të njerëzve”, tha Ahmeti.