Sa pritet të zgjasë kjo valë e fortë nxehtësie?

Anticikloni afrikan është konsoliduar në Mesdhe dhe pjesërisht edhe në viset tona dhe kjo nënkupton se do të qëndroi në mesin tonë për shumë ditë me radhë, prandaj paterni dominant gjatë 10 ditëve të ardhshme në territoret tona do të jetë vapa e fortë si pasojë e ardhjes së ajrit shumë të nxehtë që origjinën e ka në Afrikën veriore.

Marketing

Kur themi dominant, kjo do të thotë se në viset tona kontinentale mund të paraqiten nganjëherë vranësira ose rrebeshe afatshkurtra që shkurtimisht mund të kushtëzojnë freskim të motit, por kjo edhe nëse ndodh do të jetë jetëshkurtër, kështu që dominant do ta kemi anticiklonin stabil dhe ajrin shumë të nxehtë afrikan.

Në viset bregdetare mund të themi se gjatë 10 ditëve të ardhshme nuk do të ketë ndërprerje të valës së fortë të nxehtësisë verore. Kjo vlenë edhe për shumicën e zonave kontinentale, por siç theksuam më lartë ndonjë ditë mund të kemi depërtime të ndonjë fronti të ftohtë kalimtar që vende-vende do të kushtëzojë ndonjë rrebesh dhe freski kalimtare.

I nxehti veror nganjëherë do të jetë mjaft intensiv dhe pritne temperatura mjaft të larta.

Sipas ecurive aktuale sinoptike freskim të motit në territoret tona (kontinentale) mund të kemi rreth datës 28 Korrik, por kjo mbetet vetëm një sinjal që për momentin nuk duket aq bindës. Valë të reja nxehtësie priten edhe gjatë muajit Gusht./METEOBALLKAN