Sa rezistent është një iPhone XS ndaj përplasjeve?

Për të parë nëse kjo është e vërtetë, Tom’s Guide vendosi iPhone XS dhe XS Max në një provë rënie në beton nga lartësi dhe anë të ndryshme.

Marketing

Telefonat mbijetuan nga një rënie prej 11 metrash, por ngritja e lartësisë në 20 metra shkatërroi XS Max

Ndërsa telefonat i mbijetuan shumicës së provave të tentuara, teste të tjera treguan se një rënie prej gjashtë metrash mund të ishte e mjaftueshme për të thyer xhamin.

Pra, edhe pse iPhone XS dhe XS Max duket të jenë më të fortë në përgjithësi, investimi në një kasë të mirë dhe mbrojtës ekrani është ndoshta një ide e mirë.

Në fund të fundit, Apple kërkon qindra dollarë për të zëvendësuar ekranin jashtë garancisë, nëse nuk keni mbulim të AppleCare +.