Pas reagimeve që shkaktoi deklarata e profesores maqedonase Tanja Karakamisheva se për qindja e shqiptarëve në Maqedoni është nën 20 për qind, ekipi i portalit Lajm.tv realizoi një anketë me qytetarët e Shkupit.
Të intervistuarit shqiptarë mendojnë se në Maqedoni jetojnë mbi 40% shqiptarë, ndërsa maqedonasit thonë se numri i shqiptarëve është rreth 20 për qind. Megjithatë, të gjithë qytetarët kërkojnë që të realizohet regjistrimi i popullësisë për tu shmangur të gjitha dilemat./Gazeta Lajm & Lajm.tv