Sa % të kohës së punës e marrin njoftimet që vijnë nga telefoni?

Një raport i Unily për punëtorët britanikë ka zbuluar se njoftimet që vijnë në telefon janë shumë shpërqëndruese gjatë orarit të punës. Vlerësohet se këto njoftimet vijnë të paktën çdo çerek ore, por edhe më shpesh.

Marketing

E gjithë kjo ka një kosto.

Observatori JobPricing u përpoq ta matë këtë në një mënyrë shkencore, duke hetuar sjelljet e gati 900 punëtorëve të cilët iu përgjigjën një sondazhi. Nga ky sondazh rezultoi se punonjësit humbisnin të paktën 12.9%, ose ndryshe afërsisht një orë nga puna tetë orarëshe.

Po e përkthyer në para?

Duke pasur parasysh që paga mesatare e një punëtori në Itali në vitin 2023 ishte 30,838 euro në vit, kjo 13% përkthehet në një kosto prej 3995 euro në vit për çdo punëtor. Pra gati 4000 mijë euro për një punë të parealizuar.