Sidoqoftë magjia e Krishtlindjeve mbetet, edhe pse të gjithë fëmijët, sipas hulumtimeve të fundit, pasi mbushin tetë vjeç, zbulojnë se Babagjyshi i Vitit të Ri nuk ekziston.
Sipas një sondazhi nga universiteti ”Exeter” në Britaninë e Madhe, i udhëhequr nga profesori psikolog Chris Boyle, rreth moshës tetë vjeç fëmijët nuk i besojnë më njeriut me veshje karakteristike të kuqe, me një slitë tërhequr nga drerët, i cili fluturon për të ofruar dhurata.
Anketa, e quajtur “Sondazhi i Babagjyshit”, përfshinte 1 200 persona nga vende të ndryshme të botës, kryesisht të rritur, që reflektonin kujtimet e tyre nga fëmijëria. Një e treta e të anketuarve thanë se ishin shumë të mërzitur kur zbuluan se Babagjyshi nuk ishte i vërtetë, ndërsa 15% ndjehen të tradhtuar nga prindërit e tyre dhe 10% ishin të zemëruar.