Sabev: Linja ajrore Sofje-Shkup, në të mire të turistëve

Jemi të bindur se fluturimi Sofje-Shkup do të jetë mjeti i vetëm që njerëzit e përfshirë në turizëm të kenë më shumë mundësi, më shumë fitime dhe më shumë turistë. Kështu deklaroi ministri bullgar i Transportit Nikollaj Sabev.

Marketing

Sipas tij, ne duhet t’i zhvillojmë marrëdhëniet ekonomike në një mënyrë të re, në mënyrë që të dyja vendet të kenë përfitime. Për angazhimin serioz të Bullgarisë, shtoi Sabev, flet edhe fakti që në delegacionin tonë është edhe ministri i turizmit.

Sot po tentohet të rifillojë linja ajrore midis Sofjes dhe Shkupit, e cila ekzistonte për më shumë se 10 vjet, por u mbyll pasi ishte jofitimprurëse.

Ministri Sabev zbarkoi në Shkup së bashku me kompanitë turistike bullgare. Aktualisht po mbahet një forum me pjesëmarrjen e përfaqësuesve bullgarë dhe të Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues të industrisë së turizmit, për të diskutuar mbi mundësitë e përdorimit të linjës ajrore.