Sabri Fejzullahu dhe Leonora Jakupi bashkojnë forcat edhe për një tjetër duet

Një super-projekt do të publikohet në fillim të vitit 2020.Sabri Fejuzllahu ka njoftuar fansat që do të sjellë edhe një tjetër bashkëpunim me Leonora Jakupin.

Marketing

Pas suksesit të këngës “Simpatia e shkollës”, dyshen e njohur do t’i shohim edhe në një tjetër duet, që do të publikohet në janar.

“Me Menaxherin tim Avniun dhe shokun producentin tim Shpetimin vazhdojm me projekte të reja edhe gjat vitit 2020, Në janar vjen projekti radhës prap një duet me kolegen time Leonoren, deri atëher vazhdoni ti ndiqni projektet e fund vitit❤️ i juaji S.Fejzullahu”, shkruan këngëtari.