Sabri Fejzullahu me shkrim prekës pas vdekjes së Mikullovcit: Artist që bëre histori, mbete gjithë jetën burrë i fjalës

Gjatë ditës së sotme (e martë) ka vdekur aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Adem Mikullovci.

Marketing

I njohur për rolet e tij dhe paraqitjet e shumta televizive, Mikullovci ka lënë prapa vetes një karrierë të pasur artistike.

Vdekja e tij ka tronditur artin shqiptar, e më së shumti kolegët e aktorët të cilët punuan me të.

Një dedikim prekës për aktorin së fundmi e ka bërë edhe aktori dhe këngëtari shqiptar, Sabri Fejzullahu, duke qenë se ishte një nga bashkëpuntorët e afërt të tij.

“Adem ike koleg e mik i zemrës time. Lamtumirë. Artist që bërë histori në teatër, kinematografi e televizion”.

“Mbete gjithë jetën burrë i fjalës, stoik që kurrë nuk u dorëzove. Prehu në paqe zemra jem”, këto janë fjalët e Fejzullahut.

Ndryshe, varrimi i aktorit të ndjerë bëhet sot në varrezat e qytetit në Dragon.