Karriera e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare Armando Sadiku është në rrezik, pasi mund të mos luajë asnjë minutë në 6 muajt e parë te Levante.
28 vjeçari ende nuk ka gjetur sistemim të ri dhe duket se do të mbetet në Spanjë, aty ku trajneri Pako Lopez nuk llogarit në shërbimet tij. Së fundmi, Sadiku nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Lopez për ndeshjen e parë të kampionatit.
Ndryshe Levante sot përballet me Alaves, në kuadër të xhiros së parë të La Ligës Spanjolle, ndërsa titullar pritet të jetë reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut Enis Bardhi, i cili njejt si në sezonin e kaluar pritet të jetë bartës i lojës te Levante.