Saiti i kënaqur nga raporti i Komisionit Evropian

Kryetari i Shoqatës së Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Xhemali Saiti për Raportin e Komisionit Evropian, që ka të bëjë me pushtetin gjyqësor thotë se është vërejtur avancim edhe atë në pjesën që ka të bëjë pikërisht me ata si shoqatë.

Marketing

“Kemi progres në lidhje me pjesën normative dhe ky është fakt se kemi progres, ka edhe disa kërkesa konkrete, që kanë të bëjnë me zbatimin praktik të ligjeve. Për ne, si shoqatë është me rëndësi se çka shkruan në raport, aktiviteti i vazhdueshëm dhe i përhershëm i shoqatës në luftën për vendosjen e mekanizmave për gjyqësi të pavarur. Është vënë re vendosja e këshillit gjyqësor-mediatik si arritje evropiane, gjë që nuk është në shtete të tjera dhe shënohen këto aktivitete rreth trupit për etikë”, thotë Saiti.

Ai thotë se raporti i Komisionit Evropian për pushtetin gjyqësor është i kënaqshëm, por mbesin edhe shumë punë për tu bërë që të kemi pushtet të reformuar gjyqësor.
Saiti sot para gjykatësve të Gjykatës Themelore dhe të Apelit në Shtip e prezantoi publikimin me titull “Analiza juridike e standardeve për etikë gjyqësore”, ndërsa është përpunuar me ndihmë financiare të Qeverisë holandeze.

“Ky aktivitet është obligim i yni i Shoqatës dhe me ligjin e ri kalon në kuadër të Gjykatës Supreme. Nëse e keni lexuar raportin për progresin në gjyqësor shënohet ky fakt se shoqata arriti që të etablojë trup për etikë gjyqësore edhe krahas asaj që nuk kemi vendosur çështje konkrete deri te trupi. Kjo nënkupton se një nga detyrat është përmbushur dhe vihet në dukje në kuadër të atyre aktiviteteve të kryera nga ana e shoqatës”, thotë Saiti.

Ai tha se analiza në publikimin është krahasuese dhe i kanë shqyrtuar përvojat nga Serbia dhe Holanda, në të siç thotë janë dhënë parimet universale, ndërsa fokusi kryesor është dhënë në barazimin e çështjeve etnike me lëndimet, që janë me karakter disiplinor.

Marketing