Mohamed Salah nuk do vazhdojë karrierën në Lindjen e Mesme.
Klubet arabe janë bërë të pandalshme këtë merkato.
Ata kanë marrë në radhët e tyre shumë yje të futbollit evropianë, teksa së fundmi u raportua që synon afrimin e Salah.
Por, një lëvizje të tij drejt Lindjes së Mesme e ka mohuar menaxheri i tij.
Gjithnjë sipas Ramy Abbas egjiptiani është i përkushtuar ndaj Liverpoolit.
“Nëse do të mendonim të largoheshim nga Liverpool këtë vit, nuk do ta rinovonim kontratën me klubin verën e kaluar”, tha fillimisht ai.
“Mohamed mbetet i përkushtuar ndaj Liverpoolit”, përfundoi agjenti.
Al Ittihad u raportua që po ofronte shuma të majme për sulmuesin e ‘Reds’.